Më e vështirë ta humbiste se sa të shënonte, gabimi i Mbappes në ndeshjen Dijon-PSG

12 shkurt 2020 | 23:42

Kylian Mbappe ka prodhuar njërën ndër huqjet më të mëdha deri më tani në këtë sezon.

Ylli francez nuk arriti që të shënonte nga afër në portën e Dijon në kuadër të përballjes në çerekfinale të Kupës së Francës.

21-vjeçari dështoi ta fuste topin në portën kundërshtare edhe pse ishte më e vështirë që ta humbiste atë.

Pablo Sarabia dhuroi një asistim perfekt për fituesin e Kupës së Botës, mirëpo gjuajtja e tij la shumë për të dëshiruar.

Paris Saint-Germain e fitoi takimin 6-1 ndaj Dijon, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të garës së dytë më të madhe në Francë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën shfuqizimin e vendimit…