Me ‘Forcën e Re Kombëtare’, Ferid Agani rikthehet në skenën politike

18 korrik 2025 | 10:19

Kosova është bërë me një parti të re.  Bëhet fjalë për nismën politike konservatore “Forca e Re Kombëtare”, e iniciuar nga ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani.

“Më 14 dhe 17 korrik u mbajt mbledhja konstitutive e Këshillit Organizativ të nismës politike konservatore ‘Forca e Re Kombëtare’, si hap i rëndësishëm drejt themelimit të subjektit të ri politik që synon të sjellë frymë të re të përfaqësimit qytetar, identitar, moral dhe kombëtar në skenën politike të Kosovës”,  ka njoftuar “Forca e Re Kombëtare”.

Këshilli Organizativ i këtij subjekti ka theksuar se është dakorduar që procesi i themelimit të subjektit të ri politik të mbështetet në parimin e bashkimit të Partisë së Drejtësisë me Grupin Politik të Intelektualeve “Integriteti”, duke e shkrirë trashëgiminë 25-vjeçare me vizionin  e ri, në frymën e parimit të  barazisë së plotë ndërmjet dy partnerëve politikë.

Me këtë akt themelues, “Forca e Re Kombëtare” hyn në një fazë të re të organizimit të saj, me synimin për të ndërtuar një subjekt të përgjegjshëm, të hapur dhe të angazhuar për të mirën e përbashkët të qytetarëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit, policia ka njoftuar se në…