
Me një varg aktivitetesh Malisheva po shënon 16 Qershorin – Ditën e Dëshmorëve dhe të Çlirimit
16 Qershori – Dita e Dëshmorëve dhe e Çlirimit të Komunës së Malishevës, është dita e lirisë falë gjakut të dëshmorëve të kombit dhe luftës së luftëtarëve mbarë shqiptar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Institucionet komunale, artistët, sportistët dhe qytetarët e Malishevës 16 Qershorin po e shënojnë me një varg aktivitetesh si: Me hapjen e ekspozitës të artistëve të artit pamor, me turnirin tradicional në futboll për nder të dëshmorit “Ibrahim Mazreku” dhe konkursin letrar e orën poetike me poetë nga e gjithë hapësira shqiptare.
Rexhep Mazreku, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në orën letrare iu drejtua poetëve me këtë mesazh. “Kjo ditë për Malishevasit është e madhe sepse është Dita e Dëshmorëve dhe e Çlirimit, edhe më të madhe sot e bëni ju poet nga mbarë gjeografia kombëtare duke i portretizuar e shkruar në vargje dëshmorët e atdheut, prandaj ne si institucione po bëjmë përpjekje që t’u mbështesim në vlerat e juaja letrare e veprat për dëshmorët dhe lirinë e vendit ai vazhdoi, këto ditë janë më shumë frymëzim për punë, janë më shumë kujtesë për të kaluarën e afërme dhe janë më shumë motiv për të nesërmen e vendit dhe lirinë e Kosovës”, përfundoi Mazreku.
Më pas nga poet u lexuan poezi dhe në fund juria publikoi fituesit e konkursit letrar.
Çmimin e parë poezia “Tri varret e dëshmorit të zhdukur në luftë” shifra, ndër të gjallët, Prend Buzhala.
Çmimin e dytë poezia “Si në Baladë” shifra Guri i degdisur dhe
Çmimin e tretë poezia “Kohë e ligë” shifra 1992 .