Më shumë se gjysma e rasteve të reja me Covid janë nga Prishtina

27 dhjetor 2020 | 15:07

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 215 raste të reja.

Sipas këtij instituti, vetëm në Prishtinë janë paraqitur 117 raste të reja me koronavirus, raporton “Epoka e re”.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 117 raste, Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denion Ndrenika Ardhmëria e krahinës më të rëndësishme të Shqipërisë…