Më shumë vizitorë në hotele në tetor 2025 sesa një vit më parë

09 dhjetor 2025 | 13:46

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin tetor 2025.

Në tetor 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 60 737, prej tyre 40,2% ishin vendorë dhe 59,7% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin tetor të vitit 2024 (sa ishin 57 568 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 5,5%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 142 672, prej tyre 48,1% nga vendorët dhe 51,9% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 7 878 vizitorë dhe me 29 160 net-qëndrime.

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (tetor 2024) në tetor 2025 pati rritje të vizitoreve për 5,2%.

Në total, 36 283 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza është…