Me Thaçin e Veselin ishim afër marrëveshjes për kandidaturën time për president

24 nëntor 2020 | 21:49

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për kandidaturën e tij për president të vendit, kanë qenë afër përmbylljes së marrëveshjes me Thaçin dhe Veselin për kandidaturën e tij për president.

Ai ka thënë se e ka pranuar nominimin nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i AAK-së që të jetë president i vendit. Sipas tij, kjo pozitë ka sfida dhe detyrime të shumta.

“I shoh kritikat dhe mendimet e të gjithëve rreth kandidaturës sime. Arsyeja e këtij nominimi është që t’i shërbej vendit në këtë kohë të vështirë. Pastaj bëhet fjalë për fatin tonë dhe proceset që na presin në vitet e ardhshme”, ka thënë Haradinaj për “RTK”.

Sipas tij, aktualisht në vend ka agjenda që duhet t’ju ikim. Haradinaj e ka krahasuar këtë kohë me kohën kur ai ishte zgjedhur për herë të parë kryeministër në një koalicion me Ibrahim Rugovën dhe LDK-në.

“Edhe koalicioni me Rugovën ishte aso në kohë në të mirë të pajtimit dhe bashkimit. Ne nuk duhet të lejojmë që të na pengojnë të tjerët, prandaj sot duhet dikush që din më i jap drejtim vendit, njeri që është i respektuar nga njerëzit e luftës, familjet e dëshmorëve, komunitetet, etj”, ka thënë ish kryeministri.

Tutje ai tha se në këtë rast Kosova nuk është në pozicionin më të mirë.

“Ka disa tema që rëndojnë mbi neve tash, pandemia, gjendja ekonomike, por edhe pamundësia e implementimit të buxhetit siç është ligji për Rimëkëmbje ekonomike, pastaj dialogu, përmbyllja e shtetësisë, aktakuzat që janë ndërhyrje në proces politik, etj. Programi im është ruajtja e shtetit unitar, kushtetutshmërisë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se për kandidaturën e tij për president është takuar me të gjithë liderët politikë, përfshirë ata të koalicionit qeverisë dhe ish presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Jam takuar më të gjithë, me Limajn, me Pacollin, me Mustafën… me komunitetet tjera dhe iu kam treguar se kjo është kandidatura ime. Jam takuar edhe me Thaçin edhe me Veselin dhe e kam ruajtur respektim tim për ta dhe atyre ua kam prezantuar projektin tim. Kemi pas një përafrim në momentet e fundit, por meçe ata nuk janë këtu nuk do të bëjë më shumë publike”, ka deklaruar ai.

Sipas Haradinajt, ai ka pasur përafrim dhe kanë qenë afër përmbylljes së marrëveshjes me Thaçin dhe Veselin për kandidaturën e tij për president.

“Ne e kemi pas edhe një takim ditën kur udhëtoi Veseli për në Hagë. E kam takuar dhe Enver Hoxhajn, Uran Ismailin, Sami Lushtakun. Jemi në proces. Çështja është që të arrihet edhe një marrëveshje me PDK-në, pasi që në jemi në koalicion me LDK-në. Pra duhet një takim i përbashkët ku ulemi të gjithë dhe biem darkord për presidentin”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më e keqja e valës së dytë të koronavirusit ka…