Me thanë Kurti se po bjen borë e zezë n’Prishtinë, militantët e tij besojnë

09 prill 2020 | 08:34

“Me thanë Albin Kurti se po bjen borë e zezë n’Prishtinë, militantët e tij thonë ‘po, e zezë është’, se i ka hipnotizu”, ka thënë mbrëmë ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka në RTK.

Ndër të tjera, Zeka ka thënë se ashtu si Kurti, me autoritet në parti dhe institucione, aq vrazhdë po sillet edhe ministri Glauk Konjufca, i cili, sipas tij, në një studio televizive haptas ka kërcënuar drejtorin e KEK-ut, Nijazi Thaçin, i cili, sipas tij, ka qenë një ushtar trim i UÇK-së.

“Nuk gjen askund në botë që ministri i Punëve të Jashtme, sikur mbrëmë Glauk Konjufca, me kërcënu pesë herë Nijazi Thacin. Qesi taravola s’kam pa. Janë kanë ma të matun krejt këta të PAN-it. Ai mbramë më ka shoku. Si ministër i Jashtëm t’i thuash gazetarit: ‘Maje mend se, nëse nuk ia përfundoj Nijazi Thaçit karrierën politike, ki punë me mu’. Nijazia ka qenë luftëtar i jashtëzakonshëm i UÇK-së dhe një menaxher i shkëlqyeshëm, që e ka vlerësu edhe Ambasada Amerikane. Ky (Glauku) ma mirë është me thanë a di çka, po e mushim me militantë edhe natën e mirë”, ka thënë Zeka në RTK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, në KTV tha se…