Meda ndahet me bashkëshorten? Këngëtari flet haptazi

23 qershor 2025 | 17:34

Këngëtari i njohur shqiptar, Meda në emisionin “Weekend” në Klan Kosova ka folur rreth jetës së tij profesionale e personale.

Ai u pyet se cili ka qenë ndër mesazhet më të këqija që ka parë, që kanë qenë të shkruara në drejtim të tij, transmeton Klankosova.tv.

“Ishte një shkrim që Meda është ndarë me Lulen, i ik Lulja ia merr fëmijët. Në atë kohë fëmijët kanë ditur të lexojnë, dhe në mbrëmje më kanë pyetur ‘babi çfarë u bë, a je nda me mamin?’ Iu pata thënë ‘jo babai, ku është mami, a jemi bashkë?’. Kjo është njëra që më ka prekur”, u shpreh Meda.

Derisa për këto shkrime, Meda thotë se asnjë nuk ka ndikuar në jetën e tij familjare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet e 9 shkurtit garun së bashkë në një…