Mediat suedeze shkruajnë për samitin në Slloveni, me tituj kritik për BE-në

06 tetor 2021 | 22:27

Në Bërdo të Sllovenisë është mbajtur të mërkurën samiti ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Mediat suedeze kanë shkruar sot për këtë samit.

Titujt e këtyre mediave ishin kritik sa i përket qasjes së BE-së.

“Kur do të fillojë BE-ja të guxojë të flasë hapur” është titulli i “Aftonbladet”

Një titull tjetër është: “Kur në BE fillojnë të guxojnë flasin gjuhë të thjeshtë?”.

“TT” agjencia e lajmeve gazetarësh ka shkruar këtë titull: “Sa kohë BE-së i duhet për të vazhduar anëtarësimin si një karrot për vendet e Ballkanit?

“Svenska Dagbladet” ka vendosur ketë titull: “BE-ja dëshiron NATO-n dhe mbrojtjen e saj”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK’së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, thotë…