Mediet duhet t’i promovojnë maturantet për sukses, jo për dukje

05 qershor 2025 | 20:04

Psikologja Atifete Syla, një vëzhguese dhe kritikuese e shumë dukurive negative të të rinjve dhe mbarë shoqërisë shqiptare që promovohen nga mediet, në rrjete sociale ka shprehur një reagim ndaj disa medieve që, sipas saj, po i promovojnë maturantet për dukjen e jo për suksesin.

Reagimi i saj: “Mediet, më e rëndësishme sesa t’i promovojnë maturantet dhe maturantët për dukjen dhe veshjen e tyre, do të ishte t’i promovojnë ata dhe ato maturante të dalluara për sukseset që treguan gjatë shkollimit. Ky do të ishte një mesazh shumë i dobishëm për të rejat dhe të rinjtë dhe për vetëdijesimin e tyre se çfarë vërtet ka vlerë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hashim Thaçi ditë më parë i ishte drejtuar me kërkesë…