
Mediet izraelite raportojnë Irani ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Izraelit
17 qershor 2025
| 08:25
Ushtria izraelite lëshoi një deklaratë duke thënë se Irani kishte nisur një valë të re sulmesh dhe i paralajmëroi banorët të qëndronin në strehimore.
Sirenat po dëgjohen në të gjithë Izraelin qendror dhe verior, si dhe në disa zona në jug, pasi raketat balistike u lëshuan nga Irani.
Këto sirena pritet të dëgjohen në minutat në vijim, ndërsa mbrojtja ajrore punon për të neutralizuar kërcënimin.
Sipas Times of Israel, shpërthime të mëdha mund të dëgjohen në zonën e Jerusalemit, ndërsa raketat synojnë zona të tjera të vendit.
Sirena nuk u lëshua për zonën e Jerusalemit.
Civilëve po u urdhërohet të qëndrojnë në afërsi të strehimoreve deri në njoftim të mëtejshëm.