Mediet spanjolle: Skautë të Barcelonës ishin në Lubjanë për Fisnik Asllanin

19 nëntor 2025 | 16:22

Skautët e Barcelonës ishin të pranishëm në ndeshjen Slloveni – Kosovë, për ta përcjell nga afër paraqitjen e Fisnik Asllanit i cili shkëlqeu duke shënuar njërin nga golat e fitores me rezultat 0-2.

Kështu kanë raportuar mediet spanjolle.

Paraqitjet e tij me Hoffenheimin dhe klauzola e lirimit që pritet të jetë nën 25 milionë euro e bëjnë Asllanin një objektiv tepër tërheqës për Barçën.

Vetë futbollisti ka shprehur hapur ëndrrën për të luajtur në “Camp Nou”. Megjithatë, Barcelona nuk është e vetme në garë.

Bayern Munich ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e lojtarit për të mësuar detajet e klauzolës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka akuzuar partitë shqiptare…