Mehaj kujton demonstratat e ’81-s: Ushtria e Kosovës zhvillohet çdo ditë mbi ato ideale

11 mars 2023 | 13:42

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar demonstratat e ’81-s në 42-vjetorin e tyre.

Mehaj thotë se 42 vjet më parë filloi pranvera e madhe kombëtare me demonstratat e studentëve, që shënuan kthesën vendimtare me kërkesën Kosova Republikë.

Postimi i plotë i Mehajt në “Facebook”:

Sot 42 vjet më parë, në Prishtinë filloi Pranvera e madhe kombëtare me demonstratat e studentëve, që shënuan kthesën vendimtare me kërkesën Kosova Republikë.

Ishin studentët, punëtorët dhe gjithë populli liridashës të prirë nga vizioni dhe ideali për vetëvendosje i simbolit të bashkimit dhe qëndresës kombëtare, Bacë Adem Demaçit, që filluan rezistencën e cila kulmoi me luftën e armatosur të UÇK-së, udhëhequr nga Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari.

Gjithashtu, këto demonstrata shënuan fillimin e fundit të Jugosllavisë Komuniste dhe shkëndijat e para të demokracisë në sferën e vendeve të bllokut komunist në Evropë.

Mbi këto ideale, Ushtria e Kosovës, zhvillohemi dhe forcohemi çdo ditë për të mbrojtur vlerat e sakrificës, mundit, djersës e gjakut të gjithë brezave.

Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme për heronjët e rënë e të mbijetuar të Pranverës historike të vitit 1981.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha në mbledhjen e bordit të…