
Mehaj: Ushtria e Kosovës është e gatshme ta mbrojë çdo cep të territorit
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se Ushtria e Republikës së Kosovës është e gatshme ta mbrojë çdo cep të territorit.
“Ju njoftoj që Ministria e Mbrojtjes ka realizuar planin e punës në përqindje prej 77 %. Pra, gjatë periudhës janar-qershor 2022, janë realizuar 106 aktivitete nga 137 të planifikuara. Megjithatë, ne do të punojmë që efikasiteti të rritet edhe më shumë”, ka thënë Mehaj.
“Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, ne mbetemi të përkushtuar që atë ta ngremë në nivelin më të lartë. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e hapur për publikun për çdo gjë që lejohet të ketë qasje publike, përjashto informatat e klasifikuara.
Ushtrinë e Republikës së Kosovës do ta përgatisim dhe forcojmë çdo ditë, ajo është e gatshme ta mbrojë çdo cep të territorit të Republikës. Ngritja e ushtrisë sonë në nivel të ushtrive të vendeve të NATO-s është mision i yni që do ta përmbushim patjetër”, shtoi ai.