Mehmet Ballazhi publikon listën e fitores për Hanin e Elezit

14 gusht 2025 | 22:59

PDK-Dega në Hanin e Elezit ka publikuar listën zgjedhore të kandidatëve për asamblenë komunale të Hanit të Elezit. Kandidati për kryetar nga PDK-ja ka thënë se janë gati për zgjedhjet lokale 2025!

Njoftimi i plotë i kryetarit Mehmet Ballazhi:

Sot, si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Han të Elezit, me krenari dhe besim të plotë publikoj listën e kandidatëve për kuvend komunal, të cilët zotohen se do t’i shtyjnë proceset zhvillimore në qytetin tonë.

Me ndershmëri, përkushtim dhe vizion të qartë, do të vazhdojmë të sjellim zhvillim, transparencë dhe mundësi të barabarta për çdo qytetar të Hanit të Elezit, ashtu siç kemi vepruar gjatë këtyre katër viteve.

Bashkë, për fitore dhe për një Han të Elezit edhe më të suksesshëm!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Lahi…