
Mehmetaj: Shteti ia ndan mbi 52 mijë euro burrit të Fitore Pacollit
23 korrik 2025
| 21:49
Pas dajës 100 mijë e vëllait 100 mijë të tjera, edhe burri i Fitore Pacollit i kapi 52 mijë euro nga shteti.
Bashkëshorti i deputetes së VV-së, Ilir Dalipi ka përfituar përmes një organizatës joqeveritare mori dhjetëra mijëra euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e cila udhëhiqet nga Hajrullah Ceku.
‘Defy Them Community”, quhet organizata ku bashkëthemelues është Ilir Dalipi i cili në vitin 2022 kishte përfituar 32.460 euro.
Sic raporton ‘Vox’, kjo organizatë nuk kishte dorëzuar as raport e as llogaridhënie si dhe kishte avans të pa mbyllu në vlerë të 35 mijë euro
Postimi i plotë:
Shteti ia ndan mbi 52 mijë euro burrit të Fitore Pacollit…
Pas dajës 100 mijë e vëllait 100 mijë të tjera, edhe burri i Fitore Pacollit i kish kap 52 mijë euro.
Paramendojeni, Ministria e Kulturës ia kish nda paret, përkundër se OJQ-ja e tij ish shpall fillimisht organizatë e papërgjegjshme.
Për ma tepër, e njëjta OJQ ish e regjistrume edhe si biznes.
Veç një deputete e VV-së i gllabëroi 250 mijë euro. E këto po i dimë. Sa të tjera s’i dimë hiç.
Nëse deputetja i kap tana qeto, paramendoje ministrat??
Shteti është blloku, e veç parja po lëviz, nga buxheti i popullit te xhepi i pushtetit.