Meloni: Fola me Trumpin, i thashë se vendosja e tarifave ndaj vendeve evropiane për shkak të Groenlandës është gabim

18 janar 2026 | 14:52

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë së cilës i ka shprehur se kërcënimet për vendosjen e tarifave doganore ndaj tetë vendeve evropiane janë “të gabuara”, në lidhje me dërgimin e forcave ushtarake në Groenlandë.

Duke folur për gazetarët në Seul, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Meloni tha se biseda me Trump kishte ndodhur disa orë më parë.

“Besoj se vendosja e tarifave të reja do të ishte gabim. I thashë këtë mendim Donald Trumpit”, ka thënë Meloni.

Kryeministrja italiane shtoi se ka komunikuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili, sipas saj, e ka siguruar se Aleanca ka nisur të merret me këtë çështje.

Megjithatë, Meloni është përpjekur të ulë tonet e tensionit, duke e cilësuar situatën si një “problem mirëkuptimi dhe komunikimi” mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me çështjen e Groenlandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërim…