
Memli Krasniqi në Suharekë: Votat tuaja për numrin 191 e dërgojnë Dardan Berishën dhe PDK-në në balotazh
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Suharekë në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Dardan Berisha.
Krasniqi tha se Berisha dhe ekipi i tij kanë vizion të qartë për të ardhmen e Suharekës, me program për qeverisje lokale të përgjegjshme, transparente, profesionale dhe në shërbim të interesit publik.
“Nëse dikush e meriton sot të jetë kryetar i Suharekës, pa asnjë dyshim, e meriton Dardan Berisha. Por, beteja jonë e parë është që me datën 12 tetor, Dardanin ta mbështesim për të qenë në balotazh me kryetarin aktual. Ju ftoj që të punojmë bashkë e të na ndihmoni deri më 12 tetor në orën 19:00, kur votat tuaja për PDK-në, për numrin 191 dhe për Dardan Berishën, do të jenë votat që do t’ia japin një drejtim të ri Suharekës”, ka shtuar Krasniqi.
Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Dardan Berisha u zotua për investime në arsim, shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik e turistik.
“Ne vijmë me një plan të qartë, me vizion dhe me ekip që ka energjinë dhe dijen për ta kthyer këtë vizion në realitet. Kërkojmë nga ju mbështetje, sepse suksesi ynë është suksesi i Suharekës”, tha Berisha duke theksuar se fitorja është e sigurt.
Video materiali me pamje dhe deklarata:
https://www.swisstransfer.com/d/3ef8726c-3b7a-4065-833a-421237437d6a