Memli Krasniqi për Agim Aliun: Është vërtet një agim për Ferizajn dhe qytetarët e tij
24 tetor 2025
| 16:26
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryetari i Ferizajt, Agim Aliu është shembull për qeverisje.
Në një postim në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ky mandat është për Ferizajn e gjeneratës tjetër.
“Ferizaj: Agim Aliu është vërtet një agim për Ferizajn dhe qytetarët e tij. Një nga shembujt më të mirë të qeverisjes së mirë lokale të PDK-së, do të vazhdojë me punë e suksese edhe në katër vitet e ardhshme. Ky mandat është për Ferizajn e gjeneratës tjetër”, ka shkruar Krasniqi.



