Mërgata e ndihmoi Kosovën me mbi 722 mijë euro në luftën me pandeminë

23 qershor 2020 | 17:43

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për fondet e dërguara nga mërgata në Kosovë si ndihmë për luftimin e koronavirusit.

Bajrami ka bërë të ditur se deri tani janë mbledhur 722 mijë e 164 euro në këtë fond.

Ajo ka deklaruar se 671 mijë euro nga kjo shumë kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Disa nga shtetet prej nga kanë ardhur këto fonde janë Zvicra, Gjermania, Shqipëria, SHBA-të, Suedia, Britania e Madhe dhe shtete tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas dështimit të…