Mërgimtari nga Tavniku i gatshëm të organizojë transport nga Austria në Mitrovicë për ta votuar Arian Tahirin, e quan “lider të vërtetë dhe djalë shembullor”
Mërgimtari dhe humanisti nga Tavniku i Mitrovicës, Arton Halimi, ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin, duke u zotuar se do të organizojë transport nga Austria për bashkëvendasit që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje.
Në një mesazh drejtuar mërgimtarëve që jetojnë në Austri, e veçanërisht në qytetin e Gracit dhe rrethinën, Halimi ka ftuar të gjithë ata që kanë të drejtë vote në Mitrovicë që më 9 nëntor 2025 të votojnë për Arian Tahirin, të cilin e ka cilësuar si “lider të vërtetë dhe djalë shembullor”.
Ai ka shtuar se është i gatshëm të organizojë me zemër dhe shpirt transportin për të gjithë ata që duan të votojnë Tahirin, duke theksuar se “paret shkojnë e vijnë, por ky kryetar duhet të jetë”.
Në fund të mesazhit të tij, Halimi ka theksuar përkushtimin e tij ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjen e përhershme për luftëtarët e lirisë.



