Mërgimtari nga Zvicra fyen dëshmorët e UÇK-së, Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin
E papranueshme dhe e dënueshme është gjuha fyese ndaj dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi. Këto fyerje vijnë nga mërgimtari Nefail Maliqi, i cili jeton në Zvicër dhe që vetëquhet edhe gazetar.
Tallja me dëshmorë që kanë rënë para 27 vitesh në kufirin shqiptaro-shqiptar përbën jo vetëm mungesë respekti, por edhe një akt të rëndë moral ndaj sakrificës për lirinë e Kosovës. Për këtë person, duket se është “normale” të fyhen dëshmorët, ndërsa mbetet e paprekshme figura e idhullit të tij politik, Albin Kurti, ka komentuar Muhamet Koci
Një qasje e tillë është e tmerrshme dhe e rrezikshme për kujtesën kolektive dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria e këtij vendi. Dëshmorët nuk janë objekt talljeje apo përplasjesh politike — ata janë themeli i shtetit të Kosovës dhe meritojnë respekt të përhershëm, ka përfunduar Koci.



