Meritokracia, debat i hapur

11 shtator 2019 | 13:54

Mr. Kristjan Dukaj, politolog

 “Një prej defekteve të demokracisë është se vota e një budallai është e barabartë me votën e një të mençuri”, – kështu thoshte filozofi grek, Sokrati, 450 vjet p. e. r.

Tema e qeverisjes së mirë dhe e formimit të përzgjedhjes së klasës politike ka qenë gjithmonë në qendër të spekulimit filozofik kinez, mbi të gjitha në fushën konfuciane. Në librin “Shteti”, nxënësi i Sokratit, Platoni, mes të tjerash thoshte që: “… nëse hedhim në votim një çështje të rëndësishme për vendin, dhe nëse në njërën anë jemi unë dhe Sokrati, ndërsa në anën tjetër ndodhën tre çobanë me delet e tyre, është e qartë që ata do të na fitojnë me anë të votës, edhe pse, ndoshta, ata nuk ia kanë idenë se çfarë mund të prodhojë vota e tyre, por ja kjo është demokracia, kjo është vota e lirë..” shkruante Platoni.

Duke shfletuar gazeta të ndryshme të Ballkanit dhe duke hulumtuar në internetin e pafund, shumë rrallë hasi në ndonjë artikull për meritokracinë apo për nevojën e një sistemi të tillë.

Në gazetën “Shekulli” në vitin 2016 rastësisht hasa në shkrimin e Erion Muçës, i cili kishte publikuar artikullin “Çertifikatomania dhe meritokracia e munguar” në të cilin paraqet dëmet që sjellë mungesa e meritokracisë.

Autori i këtij teksti, mes të tjerash, parashtron edhe një pyetje për të gjithë, e sidomos për rininë: “Kur do të mund ta heqim mendjen nga çertifikatomania dhe të mendojmë për meritokracinë dhe përvetësimin e specializimeve duke i mbrojtur njohuritë e marra me fanatizëm në punë, diskutime, debate intelektuale dhe në fund me rezultate konkrete dhe kurrsesi me certifikata?”.

Andaj, mungesa e futjes së meritokracisë në shprehje mund të themi se prodhon vlera të padobishme dhe të cilat nuk janë në favor të një shoqërie. Sidomos kur jemi në fushën e diplomacisë, si politikë moderne dhe mjaft e dobishme për marrëdhënie mes vendeve të ndryshme, duhet pasur kujdes në zgjedhjen e përfaqësuesve diplomatikë. Ndoshta është koha që meritokracia të jetë pjesë e debateve mes intelektualëve, analistëve, përfaqësuesve politikë e të gjithë atyre që kontribuojnë në jetën shoqërore të një vendi, duke e shndërruar vendin në një konkurrencë vlerash dhe meritash. Debatet e tilla do ta zgjonin kureshtjen dhe do të nxisnin rininë, e sidomos studentët në një përfaqësim sa më dinjitoz të meritokracisë. Edhe pse shpesh demokracia nënkuptohet si meritokraci e holluar, prapëseprapë ka ardhur koha për politikë të re dhe për qeverisje moderne, e sidomos është koha për një debat, tashmë jo aristokrat, por meritokrat me vlera të shekullit 21. Meritokracia nuk është gjë tjetër veçse vlera që i njihet tjetrit, nisur nga vërtetësia e tyre, sundimi i aftësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 18 vjetorin…