MerrJep prezanton shërbimin e dërgesave, një mënyrë më e avancuar e të bërit tregti Online

27 prill 2022 | 14:56

Platforma më e madhe për tregti në Kosovë, MerrJep.com, ka njoftuar se së fundmi ka lansuar Shërbimin e Transportit të mallrave për përdoruesit.

MerrJep thekson se ky shërbim do të ndikojë drejtëpërdrejtë tek shitësit dhe blerësit pasi do të lehtësojë mënyrën se si ata tregtojnë.

Shërbimi i transportit është një mundësi e shkëlqyeshme për personat fizik dhe kompanitë që zhvillojnë tregti përmes platformës MerrJep.com, e cila do të ofrojë transportin të sigurt të mallrave që përdoruesit blejnë apo shesin brenda një periudhe të shkurtër kohore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. – MerrJep.com.

 Blerja me dërgesë mund të realizohet vetëm nga përdoruesit të cilët kanë verifikuar profilin e tyre në MerrJep.

Tani, Blerësit mund të blejnë nga rehatia e shtëpisë vetëm duke shfletuar faqen e internetit MerrJep.com.

Përveç kësaj, ata gjithashtu do të kenë mundësinë të negociojnë çmimin e produkteve në mënyrë automatike duke i ofruar Shitësve një ofertë me çmim të ri për produktet e tyre. Në momentin që oferta pranohet nga shitësit, produkti i porositur do të niset direkt tek adresa e blerësit për dorëzim në derë të shtëpisë.

I gjithë procesi i dërgesës bëhet në mënyrë transparente dhe të sigurt si dhe me mundësi të gjurmimit të porosisë deri në destinacion, praktikë kjo që mundësohet nga kompania e transportit.

Shërbimi i Transportit nga MerrJep.com është fantastik nëse:

  • Doni të blini nga rehatia e shtëpisë
  • Ju dëshironi transport të shpejtë dhe të sigurt në derë të shtëpisë
  • Ju doni të kurseni kohë
  • Ju doni të rrisni fitimet tuaja në shitjet online

MerrJep beson se Shërbimi i Transportit do të sjellë risi në tregun e deritanishëm të blerjes online dhe me sukses do të kalojë nga blerja tradicionale ballë për ballë tek dërgesa në derë të shtëpisë. Prandaj, nëse dëshironi të merrni produktin e porositur më shpejtë se asnjëherë më parë apo ta ekspozoni dhe shisni atë lehtë dhe shpejtë, Shërbimi i Transportit është mënyra ideale për ju.

Ekspozimi i produkteve te një numër i pakufizuar klientësh potencial do të bëjë që produkti juaj të shitet në kohë reale dhe të dërgohet tek blerësi me transport të sigurt brenda një afati të shkurtër kohor.

Duke qenë pjesë e rrjetit të marketeve Pazar3, MerrJep njofton se ky shërbim gjithashtu do të ofrohet edhe për përdoruesit e MerrJep.al në Shqipëri dhe përdoruesit e Pazar3.com në Maqedoninë e Veriut.

Për informata më të hollësishme rreth Shërbimit të Transportit të MerrJep, ju ftojmë të lexoni këtu.

Mos hezitoni. Provoni shërbimin më të ri të kompanisë MerrJep – dërgoni dhe pranoni porosinë tuaj më shpejt dhe më sigurt se kurrë më parë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një kërkese nga Ukraina, Komisioni Evropian propozoi të mërkurën…