Merz në Ukrainë: Jam skeptik ndaj disa detajeve që vijnë nga pala amerikane

08 dhjetor 2025 | 16:12

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar bisedime të hënën me kryeministrin britanik, Keir Starmer, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz, ku kanë diskutuar mbi planin e fundit të paqes në Ukrainë.

Para përfundimit të takimit, kanë folur të gjithë udhëheqësit, ku Macroni ka përmendur sanksionet e ShBA-së ndaj Rusisë.

“Mendoj se kemi shumë letra në duar. Ekonomia ruse po fillon të vuajë, veçanërisht pas sanksioneve tona të fundit dhe sanksioneve të SHBA-së”, ka thënë ai.

Ndërsa kancelari Merz është shprehur skeptik për situatën, raporton “BBC”.

“Jam skeptik ndaj disa detajeve që po shohim në dokumentet që vijnë nga pala amerikane – por duhet të flasim për këtë”, ka thënë Merz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haxhi Raci, i cili në moshën 16-vjeçare ishte rreshtuar përkrah…