
Merz: Përgjigjja ruse ‘larg të qenit e mjaftueshme’
11 maj 2025
| 15:10
Kancelari gjerman Friedrich Merz e quan ofertën e presidentit Putin për të zhvilluar bisedime me Ukrainën “larg të qenit e mjaftueshme”.
Në një postim në platformën “X”, ai ka shkruar se gatishmëria e Rusisë për të folur është një “shenjë e mirë”, por ka theksuar se udhëheqësit evropianë presin që Moska të bjerë dakord për armëpushim.
“Së pari, armët duhet të heshtin përpara se të fillojnë bisedimet”, ka shkruar Merz.