Mësimet e Saturnit!

31 maj 2025 | 22:50

Shkruan: Kimete Berisha
– Albin Kurti asgjë nuk bën rastësisht.
– Por Lumiri s’disa herë ka thënë se Avni Dehari rastësisht ka qëluar deputeti më i madh në moshë.

– Nuk ka qëlluar rastësisht, sikur që s’ka pas qëlluar rastësisht më i madhi në moshë as Adem Mikullovci.

– Çdo gjë do të ishte ndryshe sikur deputeti më i madh në moshë të qëllonte ndonjëri i opozitës apo një serb.

– Prandaj, Albin Kurti gjithmonë është tre hapa përpara të gjithëve…!

– E ka zgjedhur Albulena Haxhiun kandidate për kryeparlamentare, sepse e di se është një grua e padëshiruar, nuk është pozitive, është si uji që nuk ecë.

– Pse i duhet uji që nuk ecë? Për të mos ecur.
Dhe, çfarëdo që i duhet Albin Kurtit, opozita ia plotëson dëshirën, duke kujtuar se po ia shkatërron dëshirën.

– Lumir Abdixhiku, duke dashur të bëhet interesant, ka thënë se LDK nuk është më Babadimër (pra, qysh ka qenë në kohën e Rugovës, i cili ia ka pas falur pushtetin Ramush Haradinajt);
– nuk është vagon i PDK-së (siç e ka pas bërë Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa kur i rrinin Hashim Thaçit – Gatitu).

– Pra, Lumiri është naiv edhe në dashuri ndaj vetvetes.

– Dhe duke dashur të thotë se LDK s’është më Babadimër, tregon se LDK është shpellë a çka është…

– Është parti që nuk ka marrë vota as në vendlindjen e ‘Babadimrit Rugova
, se kujt i tha ky tjetër Babadimër përveç Rugovës, Sejdiut dhe Mustafës.

– Në fakt, Lumiri për LDK ishte dhuratë e ‘Babadimrit Isa Mustafa’, që ia la në derë LDK-së, pa punuar asnjë ditë për të.

– Sot, Albulena Haxhiu ka thënë se deputetët që nuk e votojnë atë, nuk e dinë pse vijnë në Kuvend.

– Gabim, se ata e dinë pse shkojnë aty:
Për të mos e votuar Albulena Haxhiun shkojnë.

– Ata ndoshta nuk e dinë çfarë duan, por e dinë çfarë s’duan.

– Dhe Albulena Haxhiun nuk e duan, jo pse është grua, por sepse është
antipatike për ta.

– Albin Kurti e çoi një oktavë më lart zërin e tij…tha sot se Albulenën nuk e duan sepse deputetët janë patriarkalë, të prapambetur.

– E keqja nuk ka gjini.

– Gruaja di të jetë shumë më e ligë se mashkulli…në thellësi.
– Sepse gratë deputete s’mund të jenë patriarkale, ato mund ta votojnë Albulenën, por s’duan.

– S’duan jo sepse Albulena Haxhiu është mendjemadhe, me dije nën mesatare dhe me zero rezultate në punën e saj në Drejtësi!

– Por thjesht, duan t’ia tregojnë pafuqinë Albin Kurtit.
Dhe këtë po e bëjnë.

– Ta votosh një grua vetëm se është grua, ky do të ishte gjest primitiv.

– Se burrat shqiptarë i respektojnë gratë e ditura.

– Audienca ime është 2.5 milionë.
Nga përvoja personale, e di, se 71 për qind e lexuesve të mi janë meshkuj, dhe 29 për qind janë femra.

– Pra, meshkujt më shumë i nervozon naiviteti dhe i përbuzin gratë e paditura edhe kur vet janë të paditur….gratë e ditura, të lexuara dhe luftëtare u pëlqejnë atsre (ani, me qëllu edhe të bukura – shkrihen).

– Nuk qëndron, pra, se Albulenën nuk e duan sepse është grua…!

– Dikush është si pemët e tharta…që çelin, pjeken dhe bien në të njëjtën stinë.
– Si disa që vetëm në në një stinë pranvere duken bukur e të lumtur, e pastaj kur vjen vjeshta e shpirtit, bie lumturia e tyre, bashkë me gjethet.
– Se lehtë është të jesh i lumtur në moshën e verës.

– Si për ta bërë gjithçka më të zorshme, edhe Saturni (pas 29 vitesh) ka hyrë në shenjën e Dashit (Albin Kurtit),

– Saturni është ‘mësuesi’ më i errët, që të qet në dritë duke të dhënë mësime me kamzhik… shpirtëror.
– S’ka më ‘hidhu e pasaj mendo’.

– Nëse më dëgjon mua me të butë, para se Saturni t’ia tregojë me të egër, Albini do ta mësoj se për mbijetuar dhe për
t’u ripërtërirë duhet të krasis degët e thara të qeverisë dhe të
njerëzve të tij.

– Nuk është mirë që të jepen miliona për bujqit, e kajsitë e tharta të kushtojnë 12 euro.
– Kajsitë që më shumë i ke gjetur në tokë se sa në degë.

– Është krim.
E end botën dhe nuk gjen ‘mafi bujqësore’ më të madhe se në Kosovë.
– Ku shkojnë ato miliona?

– Albin Kurti, nuk duhet të bëjë alkimi emocionale, ta shndërrojë antipatinë në simpati…
sepse nuk mundet, askush s’ka mundur.

– Më lehtë shndërrohet urrejtja në dashuri se sa rrena në një të vërtetë.

– Nuk mund ta shndërrojë Albulenën në Heroinë.
– Sepse, nuk mund të bëhet heroina prej letre….

– Shih Edi Ramën,
ka mbijetuar aq gjatë në një ambient kriminal politk, duke hequr dorë nga shokët e tij më të ngushtë’, në çastin ‘që u bën lajm i keq’,
u distancua nga ata që në emrin e tij u bën milionerë.

– Pra, Edi Rama nuk veproi si ai Babai ‘i keq’ që i mbron fëmijët e tij edhe kur janë ‘të mbrapshtë’.
– Nëse do të vepronte ashtu, do t’i ishte harruar emri deri tash.

– Ramush Haradinaj sot e ka begenisur edhe Glauk Konjufcën për kryeparlamentar.
– Kjo nuk e zbulon Ramushin, por Glaukun.

– Glauku me mish e me shpirt lufton që ta bëj dallimin nga Albin Kurti dhe e bën.
– Me çka e bën dallimin?
Me humor.

– Memli Krasniqin nuk do ta kritikoj kësaj here, se kam vërejtur përmirësime tek ai….

P.S. Mailbox is full.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
World Boxing, organizata botërore e boksit që i lejoi Imana…