Messi në dispozicion të Argjentinës

13 tetor 2025 | 15:13

Lionel Messi është rikthyer në dispozicion të Kombëtares së Argjentinës pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit, më saktësisht në miqësoren e së shtunës kundër Venezuelës dhe paraprakisht në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Ekuadorit.

“Albiceleste” do të përballen të martën me Porto Rikon nga ora 02:00 në mesnatë me kohën tonë lokale, në ndeshjen që do t’i shërbejë selektorit Lionel Scaloni për t’i testuar skemat dhe djelmoshat para Kupës së Botës, e cila do të mbahet verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

Messit iu dha mundësia të luante në ligën MLS me Inter Miamin, me të cilin e mposhti Atlanta Unitedin.

Argjentina do ta luajë ndeshjen në Fort Lauderdale, në Floridë dhe për Messin do të nënkuptojë si të luajë në shtëpi.

Nuk është e thënë se tetë herë fituesi i “Topit të artë” do të luajë gjithsesi në këtë miqësore, por që ai do të jetë në dispozicion të trajnerit, i cili nuk do të mundë të llogarisë në mesfushorët e lënduar, Franco Mastantuono e Enzo Fernandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri…