
Messi, pas golit të parë për PSG-në: Ishte një natë perfekte
Lionel Messi ia doli të shënonte golin e parë me PSG dhe këtë e bëri në kompeticionin më të rëndësishëm Evropian për klube, e ndaj një rivali direkt si Manchester City.
Kritikat nuk kishin munguar për argjentinasin i cili në tre ndeshjet e para (Ligue1 & Ligën e Kampionëve) edhe pse ishte aktivizuar nuk kishte bërë asgjë për t’u mbajtur mend, shtojmë këtu edhe gjestin ndaj Pochettinos në momentin e zëvendësimit.
Me golin e mbrëmshëm Messi regjistron kështu sezonin e 17 radhazi që shënon në Ligën e Kampionëve duke barazuar rekordin e Benzema që e vendosi vetëm disa minuta më parë.
“Ishte një natë perfekte kundër një kundërshtari të madh. Për ne, ishte shumë e rëndësishme të fitonim këtë ndeshje pas barazimit në Brugge. Jam shumë i lumtur që kam shënuar. Nuk kam luajtur shumë kohëve të fundit. Po përshtatem pak nga pak. Ajo që është e rëndësishme është të vazhdojmë të fitojmë. Marrëdhënia jonë do të bëhet më e mirë pas çdo ndeshjeje. Ne të gjithë duhet të rritemi së bashku, të rrisim nivelin tonë të lojës”, ka thënë Messi.
https://twitter.com/i/status/1442953592898347008