Messi rikthehet në ‘Camp Nou’, emocionon me mesazhin
10 nëntor 2025
| 12:14
Leo Messi është rikthyer në stadiumin e Barcelonës, “Camp Nou”, i cili u rinovua së fundmi.
Argjentinasi ka shkelur në stadiumin ku ka shkryar historinë, ku ka thyer çdo rekord dhe ku e ka vulosur emrin e tij si njëri nga lojtarët më të mirë në botë.
“Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon me shpirt. Një vend ku kam qenë jashtëzakonisht i lumtur, ku ju më bëtë të ndihem mijëra herë njeriu më i lumtur në botë. Uroj që një ditë të mund të kthehem përsëri dhe jo vetëm për t’u përshëndetur si lojtar, ashtu siç nuk munda ta bëj kurrë…”, ka shkruar Messi në “Instagram”.



