
Messi thyen rekordin e Gonzalo Higuanit tek Inter Miami
Lionel Messi ka shkruar historinë edhe një herë tjetër. Në javën e shtatë të MLS-së, me golin e barazimit (1-1) kundër Torontos së Bernardeschit, kapiteni i Inter Miamit ka kaluar Pipita Gonzalo Higuaín (ish-sulmues i Napolit dhe Juventusit) për numrin më të madh të kontributeve në gola në historinë e klubit.
Shifrat e Messit
“La Pulga” ka tani 44 kontribute në gola në 29 ndeshje të sezonit të rregullt, me 24 gola dhe 20 asistime me skuadrën e Mascherano-s. Që kur mbërriti në Florida në vitin 2023, ish-‘ylli’ i Barcelonës ka vendosur disa nga rekordet më mbresëlënëse që kampionati amerikan ka parë ndonjëherë.
Pasi udhëhoqi ‘Herons’ drejt fitores në Leagues Cup në vitin e tij të parë, Messi ka qenë vendimtar edhe në fushatën e Inter Miami-t që fitoi Supporters’ Shield në vitin 2024, duke vendosur rekordin e më shumë pikëve në një sezon.
I pavdekshëm
Messi fitoi gjithashtu çmimin MVP i MLS – Landon Donovan, duke regjistruar shifra të jashtëzakonshme me 20 gola dhe 16 asistime në vetëm 19 ndeshje. Me golin e tij në ndeshjen Sunday Night Soccer, i treti i këtij sezoni, Messi e kaloi ish-shokun e tij të ekipit kombëtar argjentinas në renditjen e rekordeve të klubit rozë. Higuaín-it iu deshën 67 ndeshje për të arritur të njëjtin numër kontributesh, ndërsa Messi është tani vetëm pesë gola larg barazimit të rekordit të golave të tij.