Mësueses sime

06 mars 12:38

Mbaj mend kur hyra në klasë
Në sytë e mi ishte pamja e parë
Mësuesja ime një diell që ecën
Fytyrëndritur, shtathedhur,
fjalëartë.

Në klasën e parë për herë të parë
Mbledhnin buzëqeshjet e një mësueseje të rrallë
Shtonim kureshtjen përballë saj.

Edhe sot e ndiej përkëdheljen e saj
Unë nxënëse në bankën e parë
E futur në ëndrrën e shkronjave shqipe
Me dashuri krehja flokun në sytë e saj.

Çdo ditë prisja t’i thosha të njejtën
T’i thosha mësuesës time të zemrës:
Në sytë tanë, Ti je lule e dyta nënë.

 

06.03.2021
Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ideja e hegjemonisë serbe në Ballkan ekziston ende. Kështu ka …