
MËSUESI IM
Agron Krasniqi
E kam dashur dhe e dua mësuesin tim
Nga ai mësuam ABC-në, mësuam shkrim lexim
Mësuam për Rilindasit, për shkollat e para shqipe
Mësuam për njerëzit që përhapnin rreze drite
Na mësoi si shkruhet fjalia pa gabime
Na mësoi si bëhet një orë recitime
Kishte zë të ëmbël edhe bukurshkrim
O, gjitha të mirat kishte mësuesi im
Shpejt na shkonte ora, sa shpejt zilja binte
Kishim shumë dëshirë ende mësuesi të rrinte
Të zgjatej ora mësimit,të gjithë dëshironim
Me shumë kënaqësi mësuesin e dëgjonim
Mësuesi ka vlerë, mësuesi është thesar
Pas prindërve që kemi, mësuesi vie në radhë
Nga dita parë e shkollës, deri këtu ku jemi
Dijën tonë dhuratë, nga mësuesi e kemi
T’i nderojmë mësuesit e t’u qëndrojmë pran
Falenderues përherë për dijen që n’a dhanë
Për të gjithë mësuesit,këto vargje i shkruaj
Urime 7 Marsi, Dita e Madhe Juaj
Mars 2022
Me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 Mars, këto vargje ia kam dedikuar mësuesit tim të Gjuhës Shqipe: Fatmir Krasniqi, i cili është në prag të pensionimit.
Një mësues me të gjitha vetitë e mësuesit shembull, i urtë i dashur shpirtmirë, mendjehollë
Mësuesi që zbuloi shumë talentë që sot janë në kulmin e sukseseve.
Në këto vargje gjejnë vetën të gjithë mësuesit që dhanë mund e dije në edukimin dhe arsimimin e brezave.