Mësuesja, nënë e dy fëmijëve, kërkon ndihmë për t’u shëruar nga leukemia

18 dhjetor 2020 | 21:47

Fatmire Karaqa-Limolli, mësuese dhe nënë e dy fëmijëve është në luftë me leukeminë akute.

Fatmirja është transferuar urgjentisht në Turqi për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor meqë i njëjti është teknikisht i pamundshëm në Kosovë. Sipas specialistëve, gjasat e shërimit janë të mira por jashtëzakonisht të shtrenjta.

Familja dhe të afërmit e saj deri tash kanë arritur të paguajnë 3/4 e kostos mirëpo nevojiten edhe 30.000euro.

Që Fatmirja të mund ta paguajë trajtimin shëndetësor në Turqi dhe të kthehet te dy fëmijët e saj që po e presin me padurim, kërkohet ndihma financiare e bashkëqytetarëve të saj vullnetmirë.

1305 Penthalaz
IBAN : CH37 0076 7000 S550 6853 2
Linku për ndihmë monetare në GoFound: https://bit.ly/3gW3EIi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turku Fatih Emre Gezer është emëruar trajneri i Golden Eagle…