Meta: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, një nga ngjarjet më frymëzuese për të gjitha kohërat

10 qershor 2020 | 08:48

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se në historinë e kombit tonë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shënon një nga ngjarjet më lapidare dhe frymëzuese për të gjitha kohërat, ku u shpalos dhe u lartësua identiteti kombëtar e europian i shqiptarëve, dhe u legjitimuan aspiratat për shtetformim që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Ndaj sot, në 142-vjetorin e krijimit të Lidhjes, ne kujtojmë me respekt e mirënjohje të jashtëzakonshme udhëheqësit vizionarë e legjendarë të saj, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Sulejman Vokshin dhe të gjithë burrat e mençur dhe atdhetarë, të cilët sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të mbarë kombit tonë, nga rreziku shovinist dhe platformat e aneksimit të territoreve”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se vizioni, fryma patriotike, dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që na ka lënë trashëgim Lidhja Shqiptare e Prizrenit, mbeten një vepër e gjallë dhe frymëzim mbarëkombëtar, veçanërisht për rininë, sa herë kërcënohen sovraniteti, kiria dhe pavarësia.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në…