MFSK-ja shpall konkurs për rekrutim të kadetëve

16 prill 2018 | 12:31

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve për shkollim në Akademinë Ushtarake/Universiteti i Zagrebit të Republikës së Kroacisë, viti akademik 2018/2019.

Me këtë rast Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) bën pranimin e një (1) kadeti i cili do të studiojë në Akademinë Ushtarake/Universiteti i Zagrebit të Republikës së Kroacisë në programet: Lidershipi dhe Menaxhimi Ushtarak.

Afati i konkurrimit për shkollim në Akademinë Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës të Republikës së Kroacisë do të jetë i hapur prej datës 16 prill 2018 deri më 24 prill 2018.

Për hollësi të mëtutjeshme rreth kushteve që duhet plotësuar mund t’i gjeni në versionin e shtypur në faqet e gazetës së përditshme “Epoka e re”, në botimin e sotëm ose në uebfaqen e MFSK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Indiana e ka befasuar skuadrën e Clevelandin, duke fituar 98-80…