Miami siguron fazën ‘play-out’, betejë e fortë në Perëndim

08 prill 2025 | 11:55

Miami fitoi me rezultat 117-105 ndaj Philadelphias dhe rikthehet te suksesi në NBA, duke siguruar njëkohësisht edhe kualifikimin në “play-out”. Vendimtar stoli i Miamit, nga ku erdhën 46 pikë, ndërsa 58 pikët e dyshes Walker-Grimes për miqtë mbetën për statistikë.

Pa probleme fiton edhe skuadra e Sacramentos, që mundi me rezultat 127-117 Detroitin jashtë fushe. Tjetër ndeshje e mirë e Zach LaVine, që realizoi 43 pikë për miqtë, mbështetur edhe nga Sabonis me një “triple double” (19 pikë, 15 rebound e 10 asistime). Ajo që bie në sy është se në Konferencën e Lindjes është se janë përcaktuar ekipet që avancojnë më tej.

Ndërkohë që, zyrtarisht janë eliminuar nga gara për titull Toronto, Brooklyn, Philadelphia, Charlotte dhe Washington. Më e fortë beteja në Perëndim, ku të eliminuara janë Portlandi, San Antonio, New Orleans e Utah Jazz. Beteja vazhdon si për një vend direkt në fazën “play-off” ashtu dhe për një vend në “play-out”, ku luajnë ekipet e vendeve 7-10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompleksi "Tuana" përfaqëson standardin e lartë të jetesës moderne. "Tuana"…