Miftaraj e quan deklaratë politike letrën e Osmanit për Kushtetuesen: Dobët në argumentim kushtetues dhe juridik

09 shtator 2025 | 16:53

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se letra me komente e presidentes Vjosa Osmani drejtuar kushtetueses është deklaratë e fuqishme politike, por me argumentim të dobët kushtetues dhe juridik.

Miftaraj ka thënë se politikisht do të ishte korrekte nëse një letër e tillë do t’iu drejtohej përfaqësive diplomatike për të mbrojtur qëndrimin e saj për procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Sidoqoftë, Gjykata Kushtetuese nuk mund të bazoj aktgjykimin në deklarata politike dhe udhëzime pa ndonjë vlerë apo argument kushtetues dhe juridik. Është e pazakontë që në takime me ambasadore të mbajë qëndrim neutral kurse në konferenca për medie qëndrim tjetër”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se e ka liruar futbollistin…