Miftaraj: LV-ja dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës

29 qershor 2025 | 13:11

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i cilësuar ato si shkelje të hapura të rendit kushtetues dhe parimeve demokratike.

Sipas Miftarajt, Lëvizja Vetëvendosje, përmes veprimeve të fundit në Kuvend, konkretisht përmes Avni Deharit – ka anashkaluar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, duke minuar funksionimin kushtetues të institucioneve.

“Lëvizja Vetëvendosje është e specializuar në anarki. Albin Kurti dhe LV-ja nuk munden dhe nuk kuptojnë të funksionojnë në bazë të rregullave demokratike. Sot LV-ja përmes Avni Deharit shkeli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosovë. LV-ja dhe Albin Kurti haptazi ka kapur Kuvendin e Kosovës. Kosova shtet i kapur nga ego e sëmurë e interesave të Albin Kurtit dhe klientelës së tij. 39 dështime te Albulena Haxhiut dhe LV-ja janë vetëm numra për të mbrojtur interesat personale dhe partiake”, ka shkruar Miftaraj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajramit…