Miku i Luizit shënjestër e sulmit me kallashnikov, një person humbi jetën

08 shtator 2025 | 22:28

Erogen Vaso, i plagosuri që dyshohet të ketë qenë shënjestra kryesore e atentatit me armë zjarri që tronditi Shkodrën këtë mëngjes, është transferuar në Tiranë për trajtim më të specializuar në Spitalin Ushtarak.

Burime mjekësore bëjnë me dije se Vaso ka marrë tre plumba në trup, të cilët kanë prekur arteriet kryesore, duke e vendosur jetën e tij në rrezik. Për këtë arsye është konsideruar e domosdoshme një ndërhyrje emergjente dhe një trajtim i avancuar që mund të ofrohet vetëm në kryeqytet.

Nga breshëria e të shtënave humbi jetën Liridon Kraja truproja e Vasos, ndërsa Armando Pali u godit me disa plumba.

Në këtë ngjarje u plagos rëndë edhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhet në repartin e reanimacionit. Fatmirësisht, sipas mjekëve, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vaso njihet si pjesëtar i grupit famëkeq të Bajrave në Shkodër dhe vëllai i Denis Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në këtë qytet.

Megjithëse familja Bajri nuk ka lidhje me botën e artit, prej kohësh është bërë publike miqësia e tyre me këngëtarin Luiz Ejlli.

Së fundmi, emri i Ejllit është përmendur në një kallëzim në SPAK, ku ai akuzohet se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme dhe ka ushtruar presion mbi zyrtarë të IKMT-së për të penguar shembjen e një objekti të ndërtuar pa leje në zonën e Shirokës, për interesat e grupit të Bajrave.

Sipas kallëzimit penal, objekti figuron në emër të një personi tjetër, por pretendohet se i përkiste në të vërtetë një grupi kriminal në Shkodër, konkretisht Bajrave. Po ashtu, në dokumentin e kallëzimit thuhet se Luiz Ejllit i ishte premtuar një pjesë e ndërtesës nëse do të arrinte ta shpëtonte nga shembja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në muajin gusht, ushtria ukrainase rimori kontrollin e 58 kilometrave…