Milani e fillon me fitore kampionatin e ri

23 gusht 2021 | 22:56

AC Milan që vuan, por di të fitojë. Kuqezinjtë e nisën kampionatin me një fitore minimale 1-0 në transfertë kundër Sampdorias.

Skuadra e Pioli, ashtu sikurse edhe vjet, tregoi që në ndeshjet jashtë “San Siro” rezultatin nuk do të mungojnë.

Fatet e duelit me Sampdorian i vendosi numri “10” i kuqezinjve, Brahim Diaz. Spanjolli, me një goditje brenda zone, shënoi dhe i dha avantazhin Milanit.

Kuqezinjtë, që shpesh bënin gabime në pasime, rrezikuan në disa raste, por edhe klubi nga Xhenoa pati momentet e veta.

Në një rast në pjesën e parë ishte portieri Maignan që e shpëtoi Milanin nga goli. Debutimi i tij në Serie A ishte mjaft i mirë, sikurse nisja për kuqezinjtë.

Tre pikë të marra, në një transfertë të vështirë dhe tani mendohet për duelin e radhës kundër Cagliari në “San Siro”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22 në konkurencen e…