
Milani mposhti Fiorentinën
29 nëntor 2020
| 17:06
AC Milan e mposhti Fiorentinën në “San Siro” 2-0. Në pasditen e sotme u pa një Milan që nuk e diskutoi aspak ndeshjen.
Golat u shënuan nga Romanjoli dhe Kesi me penallti, respektivisht në minutat 17′ dhe 28′. Gjithashtu Kesi kishte mundësinë për ta mbyllur sfidën që në pjesën e parë me një tjetër penallti, por portieri Dragovski u tregua i vëmendshëm.
Kjo fitore e kuqezinjve e mbajnë ende në kreun e klasifikimit ku me Interin e vendit të dytë është e shkëputur me 5 pikë distancë.