Milani ndalet nga Sassuolo e Muriqit

14 dhjetor 2025 | 14:41

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq ishte i pazëvendësueshëm te Sassuolo që mori pikë të rëndësishme në udhëtim.

Të dielën, Sassuolo luajti 2:2 kundër Milanit në “San Siro” në kuadër të Serie A.

Portieri Muriq pati paraqitje të mirë, ndërsa Sassuolo avancoi me anë të Ismael Kone.

Milani reagoi me dy golat e Davide Bartesaghit, por Sassuolo nuk u dorëzua dhe siguroi pikën me golin e Armand Laurientes.

Milani mbetet në krye të Serie A përkohësisht me 32 pikë pas 15 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Sassuolo ka 21 pikë dhe zë vendin e nëntë në tabelë.

Te Milani në stol qëndroi mesfushori Ardon Jashari, që nuk u aktivizua fare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të vdekurve nga të shtënat në Bondi Beach…