 
                    Milani synon transferimin e këtyre yjeve në janar
                20 nëntor 2018
                |  16:04
            
        AC Milan ka një krizë me lëndimet e lojtarëve, kurse Leonardo është duke punuar intensivisht për transferimin e disa lojtarëve në janar.
I pari në listë është mesfushori i Chelseat, Cesk Fabregas që edhe në të kaluarën ka qenë në shënjestër të Milanit, kurse pas tij gjenden edhe emrat e sulmuesit Zlatan Ibrahimoviq dhe mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal.
Ibra pritet të rikthehet në janar, ku do të firmosë për gjashtë muaj me një rrogë prej 2 milionë eurosh.
/Epoka e re/
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        