Milani vazhdon negociatat me Bruggen për Jasharin

20 korrik 2025 | 13:37

Milani dhe Club Brugge po vazhdojnë negociatat për mesfushorin Ardon Jashari, i cili po insiston që karrierën ta vazhdoj në Itali.

Milani ka kohë që po kërkon Jasharin, por deri më tani ekipi nga Belgjika ka refuzuar ofertat e ekipit nga Serie A.

Oferta e fundit e Milanit kap vlerën e 38 milionë eurosh me bonuse derisa Brugge po kërkon të paktën 40 milionë euro për kartonin e Jasharit.

Jashari së fundmi ka bojkotuar Bruggen dhe po ashtu nuk është përfshirë në ekip për ndeshjen e Superkupës së Belgjikës që luhet sot.

23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2029 me Bruggen, por është i vendosur për t’iu bashkuar Milanit dhe për këtë arsye skuadrat po vazhdojnë negociatat për një marrëveshje eventuale për Jasharin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka marrë aktvendim…