
Milwaukee i pari në Lindje, fitojnë edhe Lakers, Warriors e Phoenix
Thuajse të gjitha ekipet e NBA-s kanë zbritur në fushë, teksa janë luajtur 13 ndeshje. Ekipi i Milwaukee fitoi me rezultat 140-128 ndaj Washingtonit, duke mbrojtur kreun e renditjes në Lindje.
Antetokounmpo protagonist me një “triple double” (28 pikë, 11 rebound, 10 asistime). Fitorja e katërt radhazi për Lakersat, që pas kohës shtesë mundën me rezultat 135-133 Utah Jazz. U dallua LeBron James, autor i 37 pikëve, mbështetur nga Reaves me 28 pikë. Fiton edhe Philadelphia, që mundi me rezultat 103-101 rivalët e Bostonit në Lindje.
Joel Embiid ishte i jashtëzakonshëm, autor i 52 pikëve e 13 rebound për fituesit. Zhgënjen sërish Denverit, që u mund me rezultat 124-103 nga Houstoni.
Për Houstonin, shtatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët (Jalen Green 32 pikë). Skuadra kampione e Golden State, falë 34 pikëve të Curry dhe 30 të Poole, mundi me rezultat 136-125 Oklahoman, ndërsa Phoenixin mundi me rezultat 115-94 San Antonio (Booker 27 pikë).
Rezultatet
Charlotte – Toronto 100-120
Detroit – Miami 105-118
Orlando – Cleveland 113-117
Washington – Milwaukee 128-140
Brooklyn – Minnesota 102-107
Chicago – Atlanta 105-123
Houston – Denver 124-103
Memphis – Portland 119-109
New Orleans – Sacramento 103-121
Philadelphia – Boston 103-101
Utah Jazz – Lakers 133-135
Golden State – Oklahoma 136-125
Phoenix – San Antonio 115-94