Ministri Bytyqi përuroi Sallën e sporteve në shkollën “Ramë Bllaca” në Bllacë të Suharekës

11 shtator 2019 | 15:31

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në përurimin e Sallës së sporteve në shkollën fillore “Ramë Bllaca”, në Bllacë të Suharekës.

Ministri Bytyqi me këtë rast theksoi se, kjo sallë ia shton vlerën kësaj shkolle e cila mbanë emrin e një veprimtari të shquar siç është Ramë Bllaca, por edhe është dëshmuar për rezultate.

Ministri Bytyqi ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë të nivelit qendror me atë komunal, sa i përket realizmit të projekteve, të cilat kanë për qëllim krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e talentit të të rinjve tanë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot…