Ministri i Jashtëm gjerman pas vizitës në Shqipëri: Asnjë vend tjetër në rajon s’është i orientuar më fuqishëm drejt BE’së
17 nëntor 2025
| 20:47
Johann Wadephul, ministri i Jashtëm gjerman, pas vizitës në Shqipëri ka deklaruar se në asnjë shtet në rajon nuk është orientimi më i madh drejt BE-së sesa në Shqipëri.
Ai ka siguruar ministren Elisa Spiropali që Gjermania e mbështet fuqishëm Shqipërinë drejt rrugëtimit në BE.
Reagimi i plotë në rrjetin “X”:
Shqipëria është e vendosur fuqimisht të ndjekë rrugën jo gjithmonë të lehtë drejt BE-së. Në asnjë vend tjetër në rajon mbështetja për BE-në dhe një orientim evropian nuk është aq e fortë sa është këtu. E dashur @elisaspiropali, ne qëndrojmë fort pranë jush dhe do t’ju mbështesim në këtë rrugë.




