
Ministri i jashtëm i Maqedonisë e pret në takim ambasadorin Dedaj
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.
Ambasadori Dedaj ka përgëzuar ministrin Osmani për fushatën e qetë dhe demokratike elektorale dhe formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, e cila, sipas Dedajt, është me agjendë historike të proceseve të integrimit euroatlantik, reformave demokratike, si faktor paqe,stabiliteti,progresi dhe sigurie për tërë rajonin.
“Thellimi i bashkëpunimit ndër-fqinjësor mes dy vendeve tona mike, mbetet prioritet i institucioneve ndërshtetërore të RKS dhe RMV, mbështetja e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, heqja e barrierave në pikat kufitare të vendosura me rastin e pandemisë Covid-19, mbledhja e përbashkët e dy qeverive, u tha nga ne në këtë takim se janë lartë në agjendat e Prishtinës dhe Shkupit zyrtar”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe ambasadori Dedaj, biseduan edhe për marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, të ndërmjetësuar nga presidenti Donald Trump.
(Q.R / Epoka e re)