
Ministri i Mbrojtjes: FSK-ja do të jetë ushtri profesionale
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së vazhdon me sukses misionin të saj për arsimimin dhe stërvitjen profesionale të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve tanë.
“Përvetësimi i shkëlqyeshëm i shkathtësive nga liderët tanë luftarakë nënoficerë, për gatishmërinë, udhëheqjen, menaxhimin, taktikat luftarake dhe mbështetjen logjistike me shërbime. Komanda jonë e Doktrinës dhe Stërvitjes vazhdon me sukses misionin të saj për arsimimin dhe stërvitjen profesionale të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve tanë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se vazhdojnë sigurt dhe fuqishëm për FSK-në, ushtri profesionale sipas doktrinës së forcave amerikane dhe të ndërveprueshme plotësisht me forcat aleate anëtare dhe partnere të NATO-s.